![I kërkuari nga FBI dyshohet për përfshirje në krimin në ‘Bon Vivant’](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_3460.jpeg)
Paparaci ka marrë vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës se “Duka”, është i dyshuar për përfshirjen në vrasjen dhe plagosjet e mbrëmshme që tronditën Prishtinën.
Dukagjin Nikollaj është po ashtu i kërkuar nga FBI-ja për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht për ato të ndërlidhura me trafik droge.
“Duka” dyshohet të jetë i përfshirë në plagosjen e disa personave mbrëmë në qendër të qytetit dhe momentalisht është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Paparaci ka siguruar një fotografi të “Dukës” nën shoqërinë e pjesëtarit të FSK-së, Kastriot Ramadani, që mbeti i vdekur si pasojë e plagëve të marra të premten në mbrëmje.
Katër persona mbetën të plagosur mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit, ndërsa 17 tjerë u lënduan në vazhdimësi, 14 prej tyre femra.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/364536182_1342126213044395_6355813827951792001_n.jpg)