Aktori i njohur shqiptar dhe ish-deputeti, Adem Mikullovci është varrosur në varrezat e qytetit në Dragodan.
Aktori u varros në prani të familjarëve më të ngushtë duke i respektuar masat, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Adem Mikullovci ka lënë pas një karrierë të pasur me shumë role kinematografike, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe në politikë.
Prehu në paqe, Adem Mikullovci!