Disa thënie motivuese, për të kuptuar se asgjë nuk është e pamundur, për gjithësecilin prej jush. Sepse, siç thotë një njeri i famshëm, “krenaria është ta mbash kokën lart, kur të gjithë përreth e kanë ulur. Dhe për këtë të ndihmon kurajo”. Dhe, siç thotë i madhi Rumiu, “mos u kënaq kurrë me historitë e të tjerëve. Ti duhet të shpalosësh legjendën tënde”
“Vetëbesimi nuk vjen duke patur gjithmonë të drejtë, por duke mos patur frikë që edhe të gabohesh ndonjëherë”
Peter T. McIntyre
“Pas 20 vitesh, do të jesh më i zhgënjyer nga gjërat që nuk bëre, se sa nga ato që bëre. Kështu që, hidhe tutje litarin. Lundro larg prej portit të sigurtë. Kapi erërat dhe lundro. Eksploro. Endërro. Zbulo.”
Mark Twain
“Kur dikush më thotë “jo”, nuk do të thotë se s’mundem ta bëj. Do të thotë që s’mundem ta bëj me ta”.
Karen E. Quinones Miller
“Krenaria është të mbash kokën lart, kur të gjithë përreth teje e kanë ulur. Kurajo të bën që ta mbash kokën lart”.
Bryce Courtenay
“Kur je ndryshe, ndonjëherë ti nuk sheh miliona njerëzit që të pranojnë për atë që je. I vetmi që ti vë re është personi që nuk e bën këtë”.
Jodi Picoult
“Mos harxho energjitë e tua duke u përpjekur të ndryshosh opinionet… bëj atë që do, dhe as mos të të bëhet vonë, e pëlqejnë apo jo të tjerët”
Tina Fey
“Nëse dëgjon një zë brenda teje që të thotë ‘ti nuk mund të pikturosh’, atëherë shko dhe pikturo, dhe zëri do të heshtë”
Vincent van Gogh
“Vetëbesimi i ulët nuk është dënim i përjetshëm. Vetëbesimi mund të mësohet, praktikohet dhe zotërohet – ashtu si çdo zotësi tjetër. Një herë që e zotëron, gjithçka në jetën tënde do të ndryshojë për mirë”.
Barrie Davenport
“Gjithmonë ji vetvetja dhe ki besim tek vetja. Mos shko të kërkosh një personalitet të suksesshëm, dhe të përpiqesh ta kopjosh atë”.
Bruce Lee
“Të jesh vetvetja, në një botë që përpiqet vazhdimisht të të bëjë diçka tjetër: kjo është arritja më e madhe”.
Ralph ëaldo Emerson
“Nëse të gjithë do të bënim gjërat që jemi në gjendje të bëjmë, do të mrekulloheshim me veten tonë”.
Thomas Alva Edison
“Nuk është mali që pushtojmë, por vetja jonë”.
Sir Edmund Hillary
“Të duash vetveten: ky është fillimi i një romance që zgjat gjithë jetën”.
Oscar Wilde
“Asgjë nuk mund ta ndalë njeriun me qasjen e duhur mendore që të arrijë objektivin e vet; asgjë në botë nuk mund ta ndalë njeriun me qasjen e gabuar mendore”.
Thomas Jefferson
“Askush nuk mund të të bëjë të ndjehesh inferiore, pa miratimin tënd”.
Eleanor Roosevelt
“Mos u kënaq me histori, për mënyrën se si gjërat kanë shkuar për të tjerët. Shpalos legjendën tënde”.
Rumi
“Reflekto për bekimet e tua të tanishme. Të gjithë njerëzit kanë shumë të tilla. Dhe mos u merr me fatkeqësitë e të kaluarës. Të gjithë njerëzit kanë pak të tilla”.
Charles Dickens