970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

I ati i 27-vjeçares së vetëvrarë: Nëse Altin Çokun nuk e dënon drejtësia, do t’i marr hakun shtatëfish

I ati i 27-vjeçares së vetëvrarë: Nëse Altin Çokun nuk e dënon drejtësia, do t’i marr hakun shtatëfish

I ati i Sibela Abedinit ka deklaruar se, në rast se nuk vepron drejtësia, do të jetë vetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut.

Sipas tij, në rast se Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij.

“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta…do ta paguajë shtrenjtë ai dhe familja e tij”, ka thënë ai.

“Nëse shteti nuk çon drejtësinë në vend, unë do të marr hakun shtatëfish. Kërkoj burgim të përjetshëm për Altin Çokun. Nëse lirohet do ta vras atë dhe familjen e tij, nuk e fal”, ka paralajmëruar ai.

Për Altin Çokun, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares, është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e 11 shkurtit në Kamëz, kur një 27-vjeçare u vetëhodh nga kati i katërt i një pallati, duke gjetur vdekjen, ka pasur si shkak publikimin e një fotografie intime të saj.

Policia asokohe bëri me dije se një shtetas 39-vjeçar, i cili mendohet se e ka publikuar foton, është vënë në pranga.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ai u dyshua se kishte publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të katërt dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Taulant Balla, ministër i Brendshëm, ka reaguar për ngjarjen duke bërë me dije se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të rrisë forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetase”, ka treguar ai.

“I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën”, ka vijuar Balla.

Ministri ka shtuar duke vënë në dukje edhe ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës online, të cilat duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

“Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, ka përmbyllur reagimin ai

Related posts