970×90
970×90
970×90
970×90

Hyn në fuqi Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi

Hyn në fuqi Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi

Marrëveshja e Demarkacionit Kosovë – Mali i Zi ka hyrë në fuqi më 4 qershor.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ambasadori i vendit tonë në Malin e Zi, Skënder Durmishi, ia dorëzoi notën verbale drejtoreshës së përgjithshme për çështjet ligjore ndërkombëtare malazeze, Tatjana Raspopoviq.

“Pala malazeze është informuar se Kosova ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kufitare Shtetërore midis dy vendeve e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015”, shkruan në notën verbale, raporton RTCG.

Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, në pajtim me Nenin 12 të Marrëveshjes, data e dorëzimit të notës së Kosovës gjithashtu është koha kur ka hyrë në fuqi marrëveshja, pasi që të dyja palët kanë përmbushur procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të saj.

Mali i Zi kishte ratifikuar Marrëveshjen në fund të dhjetorit 2015, shkruan më tutje në deklaratën.
Ndryshe, Kosova ka ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit më 21 mars të këtij viti.

Related posts