
Humoristi kosovar, Rrahim struja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar për gjendjen e rëndë një avioni të kompanisë “ALK AIRLINES”.
Ai ka thënë se avioni është detyruar të aterojë në Zagreb për shkak të problemeve, ndërsa ka kërkuar që shqiptarët t’i bojkotojnë fluturimet e kësaj kompanie, shkruan Reporteri.net.
“KQYRE SILIKONIN 😪😪😪
Te dashur shqiptar bojkotone kete ALK AIRLINES
Me 29.05.2019 ishte rasti i pare qe na shpëtoi zoti nga linja Stuttgard-Prishtine, pasi ateruam ne Zagreb. Dje ishte rasti i dytë në linjën Prishtinë -Basel. Uroj mos të ndodhë i treti rast”, ka shkruar ai në Facebook.