970×90
970×90

Humbi mbi 20 mijë euro në biznes, inskenon vjedhjen për t’i arsyetuar të familja

Humbi mbi 20 mijë euro në biznes, inskenon vjedhjen për t’i arsyetuar të familja


Hetuesit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin A.H., 39-vjeç, me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij ditë më parë, transmeton Indeksonline.

“I dyshuari me 21 mars të këtij vitit, kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se nga persona të panjohur ju kishin vjedhur 21.700 euro dhe 500 franga zvicerane”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt. 

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes. 

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

Related posts