
Sot ka humbur në Prizren, gruaja e quajtur Shkipe Koro Paçarizi. Familjarët kanë thënë se ajo ka pasur të veshur xhemper të kuq, pantallona me lara, qorapa pembe dhe papuqe të bardha.
Në rrjetet sociale është shpërndarë fotografia e një gruaje, ku po kërkohet ndihmë për të, pasi që ka humbur sot rreth orës 14:30 në lagjen Ortakoll në Prizren.
Familja ka thënë se ajo vuan nga sëmundja e Alzhaimerit dhe ka mangësi në lëvizje e të folur.
Ajo ka të veshur xhemper të kuq, pantallona me lara, qorapa pembe dhe papuqe të bardha.
Personat që e shohin këtë grua, mund të kontaktojnë në numrat 044 755558 / 044 117000 / 044 625625.