970×90
970×90

Humb jetën njëri nga të lënduarit në aksidentin e rëndë në Gjakovë ku u përfshi autoambulanca

Humb jetën njëri nga të lënduarit në aksidentin e rëndë në Gjakovë ku u përfshi autoambulanca

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Gjakovë, ku u lënduan mbetën të lënduar pesë persona si pasojë e përplasjes së një automjeti të Emergjencës me një veturë, shoferi i së cilës dyshohet se shkaktoi aksidentin, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.

Related posts