Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se shteti serb ka vulosur pavarësinë e Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se pavarësia është vulosur nga vendosmëria dhe sakrifica e popullit të Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.