970×90
970×90
970×90
970×90

Hoxhaj: Sali Berisha politikën ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë në Kosovë

Hoxhaj: Sali Berisha politikën ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë në Kosovë


Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka kritikuar qasjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj Kosovës.

Në profilin e vet në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se pikëpamjet e fundit me frymë përçarëse të Berishës po ia rrënojnë kontributin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën.

“Çdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës. E kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontrubutin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj, duke shtuar se ai debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë.

“Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero. Përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellët Kosovë – Serbi dhe me ulëse për Kosovën në OKB është konsolidim i jashtëm edhe i Shqipërisë dhe një faktor i fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Për tema të tilla Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një dialog ndërshqiptar”, ka shkruar Hoxhaj.

Related posts