970×90
970×90

Hoxhaj: Qeveria Hoti nuk ka negociu asgjë në Uashington, u hap vetëm Pakoja e Ahtisarit

Hoxhaj: Qeveria Hoti nuk ka negociu asgjë në Uashington, u hap vetëm Pakoja e Ahtisarit

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se qeveria Hoti nuk ka negocu asgjë në Uashington me 3 dhe 4 shtator.

Hoxhaj tha se Hoti në fjalën e tij po përshkruan situata të cilat nuk kanë ndodhë.

“Rikthimi i fuqishëm i SHBA-ve me një përpjekje që ta permbyll dialogun Kosovë-Serbi padyshim që është një hap pozitiv. Mendoj se amerikanët si partnerë seriozë e kanë ba punën e tyre. Por ajo çka duhet të diskutohet është se sa Kosova ka qenë e përgatitur dhe  e vetëdijshme për atë se çfarë ka ndodhur me 3 dhe 4 shtator. Nëse ju mendoni se kjo qeveri ka negociu diçka e keni shumë gabim. Kryeministri në fjalën e tij përshkrujti situata të cilat nuk kanë ndodhë. Marrëveshja, kjo që është është ,më shumë meritë e amrikanëve se sa e vetë shtetit tonë”

Tutje Hoxhaj thotë se ajo çfarë ka ndodhur këto ditë është hapja e Pakos së Ahtisarit.

“Kryeministri ka pretendu se ka me shku në Uashington për njohje reciproke, pika 10 e marrëveshjes, por këto nuk janë në tekstin që kemi pa, i ka largu Serbia.Tash zotimi për njohje reciproke është vetëm zotim. Ajo se çfarë po ndodh këto ditë është hapja e Pakos së Ahtisarit. Sot në Bruksel kur zoti Hyseni si koordinator po fol për aranzhimet e komunitetit jo shumicë është hapje e Pakos së Ahtisarit. Këto javë kur është diskutu për të zhvendosurit është hapje e Pakos së Ahtisarit” tha Hoxhaj

Related posts