970×90
970×90
970×90
970×90

Hoxhaj: Ndjeva keqardhje kur dëgjova fjalimin e Hotit për dialogun

Hoxhaj: Ndjeva keqardhje kur dëgjova fjalimin e Hotit për dialogun

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku po raporton kryeministri Hoti për dialogun me Serbinë.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj para deputetëve tha se ndjeu keqardhje kur dëgjoi fjalimin e kryeministrit.

Kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së Hotit, sipas Hoxhajt.

“Kur e dëgjova kryeministrin, po ndiej keqardhje. Së pari, dje para se të fillojë takimi i koordinatorëve, unë pash një postim të kryeministrit ku thotë se roli i koordinatorit është draftimi i një marrëveshjeje përfundimtare. Nëse kryeministri thotë se qëllimi i takimit është draftimi i marrëveshjes, nuk ma merr mendja që është qasje serioze”, tha ai.

Tutje, Hoxha tha se edhe qasja në dialog pa afat dhe pa cak, është çështje serioze dhe shqetësuese.

“Me e ndjek një karavan të dialogut pa cak dhe pa afat, është shumë serioze. Nuk ka platformë. Çka po thotë kryeministri është pozicionim legal i Kosovës. Nuk ka strategji”, u shpreh ai.

Hoti tutje tha se nuk dihet ende qëndrimi për çështje serioze si njohja dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

“Çka fitum si shpërblim sot. Nuk e di ministrja e Jashtme a e ka të qartë prej qeverisë a duhet me apliku për anëtarësim në organizata ndërkombëtare apo jo. A e kemi suspendu fushatën e njohjeve apo jo?”, tha ai.

Related posts