Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka bërë homazhe te Teatri Kombëtar me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi – Cima.
Ai është nënshkruar në librin e kujtimeve ku e ka përkujtuar aktorin.
Mes tjerash Hoxhaj ka shkruar se në “kohën e okupimit kur popullit të Kosovës po i veniteshin ëndrrat dhe shpresat, ishte Cima me humorin e tij që i mbante gjallë”.
“Pusho i qetë Charlie Chaplini i Kosovës, i lehtë të çoftë dheu.”, ka shkruar Hoxhaj.