Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është i bindur që Kosova do ta marrë së shpejti liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian, shkruan Gazeta Metro.
Në një njoftim të shkurtër në rrjetet sociale, Hoxhaj – që ka qenë pjesë e procesit të liberalizimit edhe si ministër i Jashtëm në qeveritë e kaluara – ka thënë që Kosova i ka hyrë kilometrit të fundit në rrugën drejt lëvizjes së lirë nëpër Zonën Schengen.
“Rrugës nga Brukseli drejt Prishtinës, Kosova në kilometrin e fundit në rrugën drejt lëvizjes së lirë”, shkruan Hoxhaj.
Liberalizimi i vizave është zhbllokuar pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvend javë më parë, ndërsa kushti i fundit është tregimi i rezultateve konkrete të luftës ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet.