
Partia Demokratike e Kosovës, është duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës në Prishtinë, ku do të zgjedhet kryetari i ri i Degës dhe Këshilli Drejtues.
Në kuvendin zgjedhor janë duke marr pjesë figurta të larta të partisë si dhe shumë simpatizant të PDK-së.
Me këtë rast, në fjalën e tij, nënkryetari i PDK-së, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në zgjedhjet e brendshme duan që brenda PDK-së të ketë unitet akoma më shumë.
“Procesi për neve nuk ka qenë një proces teknik, nuk kemi desht me pas zgjedhje të cilat teknikisht e mbyllin procesin ton në Prishtinë. Të gjitha zhvillimet kanë filluar në Prishtinë. Nga një kryeqytet i një identiteti Jugosllav jemi bërë shteti më i ri në hartën e botës. Kaosi, pasiguria, ajri i ndotur, urbanizmi i egër, janë bërë disa mocine të cilat e karakterizojnë Prishtinën. Dua ta falënderoj çdo anëtarë të partisë në emër të kryetarit Vesëli për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së. Dekada e Re synon ta modernizojë PDK-në, synon ta modernizojë Kosovën. Në zgjedhjet e brendshme duam që PDK-në ta bëjmë më energji më të madhe, duam të kemi një unitet akoma më të madh”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka folur edhe për izolimin që po i behët Kosovës nga Evropa.
Ai ka thënë se vetëm PDK-ja si parti e shpresës mund ta rikthejë besimin në shtet.
“Situate aktuale është kjo, Evropa edhe më tutje e izolon Kosovën. Krahas izolimit ne po mbyllemi edhe më shumë në veten tonë. Shumë më pak qytetarët dhe shumë më pak ndërkombëtarët i besojnë Kosovës. Vetëm PDK-ja si parti e shpresës mund ta rikthej besimin në shtet. Dhe kjo do të ndodh kur ta bëjmë Veselin kryeministër. Dhe këtë vit Uran Ismailin do ta bëjmë kryetar të Prishtinës. Dekada e Re përmbyllët dhe merr misionin e saj kur ne udhëheqim Kosovën qysh e kemi udhëheq deri në 2014”, ka thënë Hoxhaj.
Transmetimin e kuvendit mund ta ndiqni live