970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Hovenier takoi komandantin e KFOR-it, biseduan për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Hovenier takoi komandantin e KFOR-it, biseduan për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka takuar komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas në Shtabin e Përgjithshëm në kampin “Film City”.

Përmes një postimi në platformën “X”, Hovenier ka bërë të ditur se me komandantin turk kanë biseduar për sigurinë në Kosovë, duke përsëritur angazhimin e tyre ndaj misionit të NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.

Ambasadori amerikan vlerësoi përpjeklet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

“Jam i nderuar të takoj dje Ozkan Ulutas në kampin ‘Film City’. Përsëritëm angazhimin tonë të vendosur ndaj Misionit të NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë. Vlerësova përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në “X”.

Me komandantin e KFOR-it u takua dje edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili theksoi se është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandatin e KFOR-it.

Temë qendrore e takimit sipas njoftimit të djeshëm nga Kryeministria, ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë. Kryeministri theksoi që ky sulm terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Related posts