Rrugëve të Milanos, filmi që po xhirohet “House of Gucci” ka risjellë në xhirimet filmike një ikonë kinematografike si Al Pacino.
House of Gucci i regjisorit Ridley Scott, një dramë kriminale mbi vrasjen e Maurizio Gucci, është zyrtarisht në proces dhe ka fotografi plot me stil për ta provuar këtë. Adam Driver do të portretizojë pasardhësin e ndjerë të Gucci-t, dhe Lady Gaga luan krah tij si ish-gruaja e Gucci, Patrizia Reggiani. House of Gucci bazohet shumë në historinë e vërtetë, ku vrasja e ish-kreut të markës Gucci me të vërtetë tronditi mediat në vitet ’90.
Pasi u drejtua për në zyrën e tij në 27 mars 1995, Maurizio Gucci u qëllua katër herë – tre herë në shpinë dhe një herë në kokë – nga një i armatosur misterioz. Portieri i tij i ndërtesës, Giuseppe Onorato, u qëllua gjithashtu dy herë, por ai u mbijetoi të shtënave. Pothuajse dy vjet më vonë, ish-gruaja e Gucci-t dhe katër të tjerë u arrestuan përfundimisht në lidhje me vdekjen e tij më 31 janar 1997.