970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: Thaçi s’ka autorizim për dialogim në Bruksel

Hoti: Thaçi s’ka autorizim për dialogim në Bruksel
Lidhja Demokratike e Kosovës, në konferencën e saj të përjavshme ka bërë të ditur se nuk e mbështetë dialogun si të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë, përderisa ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ekipi negociator i Kosovës është jokompetent ndërsa për Presidentin Hashim Thaçi, tha se nuk ka autorizim që të mbajë bisedime në Bruksel.

Sipas tij është Kuvendi i Kosovës që ka autorizuar qeverinë me dy rezoluta për zhvillimin e dialogut me Serbinë.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në kuvend Hoti vlerësoi se partitë politike kanë nevojë të zhvillojnë dialog të brendshëm pas së cilit duhet të mbahen zgjedhjet.

“Me mbylljen e demarkacionit vendi duhet të shkojë në zgjedhje”

“Kjo shumicë parlamentare ka humbur çdo lloj legjitimiteti, mirëpo duhet të merremi vesh për disa tema të mëdha si dialogu, zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura deri tash, zbatimin e reciprocitetit, politikën e jashtme si dhe duhet të kemi konsensus brenda partive politike për transformimin e FSK-së dhe reformën zgjedhore” deklaroi Hoti.

Related posts