
Hoti i LDK-së, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për idenë e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh, ka thënë se Thaçi po e vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.
“Territori i Kosovës është një i pandashëm, as presidenti as askush nuk ka mandat të negociojë për kufijtë e Kosovës”, ka thënë Hoti, transmeton Gazeta Express.
“Në kohën kur do të duhej të jemi më të bashkuar, ideja për korrigjim kufijsh na ka dobësuar”, ka shtuar ai.
Sipas Hotit, kërkesa e Thaçit në Austri që t’i lihet atij dhe Vuçiqit në duar zgjidhja e problemit mes dy shteteve, pa u përfshirë SHBA, ka qenë e rrezikshme.
Duke e cituar presidentin, Hoti ka thënë se lideri i shtetit po dëshiron të bëjë marrëveshje me presidentin serb, pa koordinim dhe ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së. /Express/