970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: Raporti i Progresit tregon gjendjen në të cilën jemi, nevojitet konsensus nacional dhe reforma

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të Raportit e Progresit nga BE, për vendet e Ballkanit Perëndimor, e ku përfshihet Kosova.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, thotë se “raporti i BE-së për Kosovën,  përshkruan saktësisht gjendjen në të cilën jemi”. Ai thotë se “kundërvënia e zyrtarëve të lartë shtetërorë ndaj këtij raporti, me gjuhë të ashpër ndaj BE-së, nuk na ndihmon aspak”.

Postimi i plotë i Hotit:

“Raporti i BE-se per Kosoven, i publikuar sot, pershkruan saktesisht gjendjen ne te cilen jemi. Kundervenia e zyrtareve te larte shteterore ndaj ketij raporti, me gjuhe te ashper ndaj BE-se, nuk na ndihmon aspak.

Ne raport qartesohet se:

(l) Koalicioni qeverises nuk i ka adresuar ceshtjet me rendesi qe jane te lidhura me progresin e Kosoves drejt BE-se dhe nuk ka arritur koncenzus politik per ceshtjet e rendesishme.

(ll) Perpjekja per shfuqizim te Ligjit per dhomat e specializuara ka ngritur shqetesime serioze ne Bruksel per gadishmerine e shtetit te Kosoves per te permbushur obligimet nderkombetare.

(lll) Kercenimet dhe fyerjet ndaj gazetareve kane vazhduar.

(lV) Buxheti ka zhvilluar rregulla fiskale qe e ruajne qendrueshmerine fiskale, por shpenzimet per skema te caktuara ne menyre te pakontrolluar po e rrezikojne kete stabilitet.

(IV) Kosova nuk po ben progres ne zbatimin e MSA-se.

Prandaj, vleresoj se duhet urgjent te arrihet koncenzus nacional per reformat qe duhet te ndermerren. Keto verejtje te BE-se duhet te perbejne platformen nacionale te veprimit te te gjitha forcave politike ne vend, duke lene anash rivalitetin politik ditor. Ndryshe, qytetatet nuk do te na falin.

LDK-ja eshte e gatshme t’i prin ndertimit te platformes nacionale te veprimit per integrim ne BE. Tryeza e partive politike, qe e kemi propozuar, mund te sherbeje per:

(I) ndertimin e koncenzusit nacional per temat e rendesishme per te cilat nuk duhet te kete rivalitet politik ne zgjedhjet e parakohshme,

(III) dakordimin e parimeve qeverisese qe do te respektohen nga kushdo qe neser do te qeverise me vendin, dhe

(III) pergatitjet e nevojshme teknike per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme per te nxjerre nje qeveri stabile dhe te përgjegjshme”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Related posts