970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti-Qeverisë Kurti: Fundin e keni afër

Hoti-Qeverisë Kurti: Fundin e keni afër

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova nuk mund të qeveriset me demagogji.

Hoti i ka dërguar një porosi partisë në pushtet duke thënë se “fundin  e kanë afër”.

“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.
Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Gjatë ditës së sotme edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar largimin e Qeverisë Kurti,teksa ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion.

Sipas tij mocioni është mënyra e duhur për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat sa me e iniciu mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës, por po është opsion”, tha Haradinaj ndër të tjera.

Related posts