
Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi sipas tyre dikur i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia e në vitin 2021 Serbia kthehet në vendin e parë me mallra në Kosovë, me rritje prej 76 për qind.
Hoti në një postim në Facebook shkruan më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta, ndërkaq në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.
“Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta.
Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.
Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, shkruan Hoti.