970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: Prania e Teuta Rugovës në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së

Hoti: Prania e Teuta Rugovës në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së

Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një sqarimi publik në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se pjesëmarrja e deputetes së tyre, Teuta Rugovës, në seancën e sotme është në kundërshtim me partinë.
“Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës”, tha Hoti, transmeton Gazeta Express.

Më tej ai ka thënë se secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime.

LDK-ja përsëri është distancuar nga qëndrimet e Teuta Rugovës por ajo vazhdon të mbetet pjesë e tyre.

Related posts