
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni qeverisës PAN, po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike, duke i shfrytëzuar dy situata.
Njëra situatë sipas Hotit, është se Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, për shkak se atyre iu konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet.E SPONSORUAR
Dhe, tjetra situatë është se PSD nuk është e gatshme për zgjedhje, dhe se nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike.
“E para, Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, sepse i konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet. E dyta, PSD-ja duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike, siç ishte buxheti dhe dialogu. Sikur PSD-ja të qëndronte bashkë me opozitën, sot do të kishim një qeveri të re të udhëhequr nga partitë që sot janë në opozitë”, ka shkruan Hoti në Facebook, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
PAN po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike, duke shfrytëzuar dy situata.
E para, Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, sepse i konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet.
E dyta, PSD-ja duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike, siç ishte buxheti dhe dialogu. Sikur PSD-ja të qëndronte bashkë me opozitën, sot do të kishim një qeveri të re të udhëhequr nga partitë që sot janë në opozitë.