970×90
970×90

Sipas Hotit këto janë dështimet e qeverisë Haradinaj

Sipas Hotit këto janë dështimet e qeverisë Haradinaj


Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ia ka numëruar dështimet qeverisë “Haradinaj”.

Në këtë postim ndër të tjera Hoti thotë se, gjatë qeverisë aktuale është përgjysmuar trendi i rritjes së të hyrave buxhetore.

Sipas tij, është trefishuar edhe trendi i rritjes së importeve.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Gjatë Qeverisë Haradinaj, janë përkeqësuar treguesit ekonomik:

– Është përgjysmuar trendi i rritjes të të hyrat buxhetore,

– Është rritur me 1/3 trendi i rritjes së shpenzimeve,

– Është trefishuar trendi i rritjes së importeve,

– Ka mbetur i njëjtë trendi i rritjes së eksporteve,

– Është rritur papunësia nga 27% në 30%.

Related posts