970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti mori 92 vota nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për kandidaturën e kryeministrit

Hoti mori 92 vota nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për kandidaturën e kryeministrit

LDK  ka njoftuar se kryeministri aktual, Avdullah Hoti ka marrë mbështetjen e 92 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për të qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhëshme, shkruan Gazeta Projekti.

“Nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që kanë marrë pjesë në votim, nëntëdhjetë e dy (92) kanë votuar për propozimin e Kryesisë së LDK-së, që z. Avdullah Hoti të jetë kandidati ynë për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një (1) ka votuar kundër dhe një (1) ka abstenuar”.

Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, me këtë rast Këshilli i Përgjithshëm me shumicë të nevojshme të votave, përcakton Avdullah Hotin për kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme.

Ndryshe, data e zgjedhjeve të reja parlamentare do të bëhet e ditur pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria Hoti u zgjodh më 3 qershor të këtij viti, por ajo u vlerësua jo legjitime sipas Kushtetueses për shkak të votës së deputetit Etehm Arifi, i akuzuar për vepër penale. Gazeta Projekti.

Related posts