
remte, 23 Shkurt 2018 11:12 Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili I tha se cka po iu pengon raporti Shpejtim Bulliqit. Hoti ka thënë se s’mund të quhen tradhtarë 27 deputetët e LDK’së.
Hoti ka thënë se LDK nuk voton kauza të rrejshme, e kështu e konsideron raportin e Bulliqit.
“Të nderuar deputetë më vjen keq që kryeministri i vendimt tim del në foltore dhe përdor fjalë të tilla. Kush është patriot e kush trdhtar dihet. Tri vjet e keni mbajtur peng këtë vend me kauza të rrejshme. Partia jonë nuk voton dokumente me kauza të rrejshme”, ka thënë Hoti.
Ai thotë se të jetë kryeministri i kujdesshëm kur i drejtohet 27 deputetëve, që janë tri herë më shumë se partia e tij.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është konfrontuar ashpër me deputetët LDK’së për raportin e Shpejtim Bulliqit. Ai i ka pyetur ata se cila është arsyeja që po ju dhemb ky raport. “Marre të ju vijë, marre”, iu drejtua Haradinaj, deputetëve të LDK’së. Kreu i ekzekutivit u zotua se sa të jetë ai aty, raporti i Bulliqit nuk do të hiqet nga votimi.