970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti, koalicionit qeverisës: Siguroni 62 vota për demarkacionin, LDK-ja i ka 27

Hoti, koalicionit qeverisës: Siguroni 62 vota për demarkacionin, LDK-ja i ka 27

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka ritheksuar se të gjithë deputetët e kësaj partie do ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Hoti ka kërkuar nga koalicioni qeverisës t’i sigurojë votat e veta për këtë marrëveshje.

“27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. ‘Keqinterpretimi’ i qëllimshëm që disa medie po i bëjnë postimit të deputetit Ramiz Kelmendi është përpjekje e kotë për zhvendosjen e vëmendjes nga pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar të gjitha votat e shumicës së brishte parlamentare. Koalicionit qeverisës i takon t’i siguroj 62 vota. Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputetëve serbë, për shkak se me votat e tyre e mbajnë në këmbë Qeverinë e brishte”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Related posts