970×90
970×90

Hoti: Koalicioni PAN me PSD-në nën sqetull, janë të vegjel për LDK-në

Hoti: Koalicioni PAN me PSD-në nën sqetull, janë të vegjel për LDK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni qeverisës PDK-AAK-Nisma është unik vetëm në sulmet kundër partisë së Isa Mustafës.

“Ditëve të fundit janë shtuar sulmet kundër LDK-së dhe kjo është pika e vetme ku koalicioni PAN është unik. Mirëpo ata, tani edhe me PSD nën sqetull, nuk janë unik as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë. Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po ju pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave”.

“Ne jemi këtu dhe sa herë e shohim të nevojshme do ta përsërisim se jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ne nuk dialogojmë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Related posts