
Kryeministri Avdullah Hoti i ka uruar Kosovës fitore në ndeshjen e sotme kundër Maqedonisë së Veriut.
Thaçi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shkuar pa paraljmërim, ka publikuar një video, mbi të cilën ka thënë se me zemër e shpirt është me Kombëtaren e Kosovës në futboll.
Hoti ka kujtuar se Kosova është më afër se kurrë kualifikimit për Kampionatin Evropian 2020, duke iu uruar shumë fat futbollistëve.
“Jemi shumë afër kualifikimit për #EURO2020. Shumë fat sonte djema! #KosovaEuro2020”, ka shkruar Hoti.
Ndeshja e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.