
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se të gjitha çështjet e pazgjidhura politike në vend do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.
Sipas tij, edhe pse Kosova dhe populli i saj kanë derdhur mjaft gjak, ka ende politikanë në vend që e përmendin fjalën “gjakderdhje”, kështu duke aluduar në Agim Bahtirin.
“Por, për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:
Këto ditë është përmendur shpesh fjala “gjakderdhje” nga disa politikanë, aq shumë saqë është bërë term i përdorur edhe në diskutime të problemeve financiare dhe ekonomike.
Për fat të mirë, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes. Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër.
Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.
Këtë e sigurojmë ne, dhe ndjehemi besimplotë në këtë lloj qasje të zgjidhjes së çështjeve të hapura politike, sepse kështu na sigurojnë miqtë tanë euroatlantik.
Por, për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike.