970×90
970×90

Hoti i LDK-së “godet” Haradinajn: Ka punësuar 94 persona për shërbime të “veçanta” në zyrën e tij

Hoti i LDK-së “godet” Haradinajn: Ka punësuar 94 persona për shërbime të “veçanta” në zyrën e tij


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së përmes një statusi në Facebook ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe qeverisjen e tij.


Hoti duke ju referuar Raportit Financiar të Qeverisë për vitin 2018 thotë se ekzekutivi aktual ka punësuar 1245 persona për shërbime të “veçanta”, prej të cilëve 94 në Zyrën e Kryeministrit, 407 persona janë të punësuar jashtë listës së pagave, shkruan Reporteri.net.

Deputeti i LDK-së më tej thotë se Qeveria aktuale ka paguar 20.3 milion euro për vendime gjyqësore.

Postimi i plotë i Hotit:

Qeveria e udhehequr nga PAN-i gjate vitit 2018:

1. Ka punesuar 1,245 persona per sherbime te “vecanta”, prej te cileve 94 ne Zyren e Kryeministrit,

2. Mban 407 persona te punesuar jashte listes se pagave,

3. Ka paguar 20.3 mil euro per vendime gjyqesore,

4. Ka rritur detyrimet kontingjente ndaj paleve ne vleren prej 196 mil euro,

5. Mjetet e arketueshme (obligime tatimore ndaj shtetit) i kane arritur ne 462 mil euro (nje rritje prej afer 100 mil krahasuar me 2016).

Ne nivel te komunave, Prishtina qendron me se keqi.

1. Sa i perkete investimeve kapitale, me 2018 ka pasur te planifikuar 38 mil euro. Por, i kane tepruar 57% te mjeteve, apo 23.3 mil euro. Nga keto mjete, 9.5 mil jane mjete te pashpenzuara nga viti 2017.

2. Edhe pse jane dyfishuar faturat e tatimit ne prone ne pjesen qendrore te qytetit dhe po ndertohen banesa te reja ne lagje rreth Prishtines (ne Mat ne vecanti), te hyrat nga tatimi ne prone kane renie.

Duke qene se mjetet qe komuna po ju mbledh qytetareve nuk po i shpenzon, ndoshta do te ishte me mire te ju lihen ne dispozicion qytetareve, pasi ata mund t’i shpenzojne per mireqenien e tyre.

(Te dhenat jane nga Raport Financiar i Qeverise per 2018). 

Related posts