970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti e Ramosaj pajtohen të pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë

Hoti e Ramosaj pajtohen të pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, me të cilin ka biseduar në lidhje me rrugën Deçan-Plavë, e cila kalon kah Manastiri i Deçanit.

Hoti ka ritheksuar se duhet të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, duhet të kihet parasysh edhe rëndësia e kësaj rruge për ekonominë dhe cilësinë e jetës së banorëve të komunës së Deçanit dhe më gjerë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar t’i përkrahë komunat e vendit për realizimin e projekteve të tyre zhvillimore.

Duke e vlerësuar edhe një herë rëndësinë e rrugës që lidh Deçanin me Plavën, përkatësisht Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi, sot, në takim me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, ritheksova se duhet të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por, po ashtu, duhet të kihet parasysh edhe rëndësia e kësaj rruge për ekonominë dhe cilësinë e jetës së banorëve të komunës së Deçanit dhe më gjerë.

Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, u pajtuam që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit.

Related posts