Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku tha se qytetarët përherë do të jenë mirënjohës ndaj figurës së tij.
“Respekt për atin themeltar të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova.
Pavarësia e Kosovës është projekti më i madh 30-vjeçar, nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej”.
“Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës presidentit Rugova dhe atyre që kanë rënë për Pavarësinë e vendit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.