
Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, në fjalën e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme ka shprehur shqetësimet rreth përjashtimit të Agjencionit të Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR).
Ai ka thënë se tash pas këtij vendimi të EQAR, kjo ka mbet vetëm histori. Kjo pasi Kosova ka qenë përfituesja më e madhe e këtij institucioni.
“Menjëherë pas dhjetëvjetorit të pavarësisë, në vend se të kishim njohje dhe anëtarësime të reja në mekanizma ndërkombëtarë më datë 27 shkurt 2017 Agjencia Kosovare e Akreditimit përjashtohet nga regjistri evropian i sigurimit të cilësisë për arsimin e lartë.
Për njoftim të opinionit ky regjistër është entitet i parë ligjor në kuadër të procesit të Bolonjës i përbërë nga shtete anëtare të Bolonjës, ky institucion siguron që agjencitë e akreditimit përmbushin standarde ndërkombëtarë të arsimit të lartë”, ka shtuar ai, raporton Express.
Sipas tij, Kosova ka qenë shteti i parë nga rajoni që u bë pjesë e këtij institucioni dhe ka qenë përfituesja më e madhe e donacioneve në arsim të lartë.
“Por kjo tanimë është histori, shkarkimi i bordit në shtator qoi në shkarkimin e aka nga ky institucion. Vendimi ka rezultuar edhe nga komunikimi jo adekuat me autoritete vendore”, ka thënë ai./Express