970×90
970×90

Historiku i Rizhës në Junik, rrugës për Gjeravicë

Historiku i Rizhës në Junik, rrugës për Gjeravicë

Shkruar nga:Indira Avdyl Hoxha

 

Rizha ka qenë e vendosur nëpër vende të posaqme për ato terene . Ta zemë në grykë të Jasiqit ka qenë një rizhë e ndërtuar gjat vitit 1958 gjeri tek Livadhi i madh, ajo ka qenë e nevojshme për bartjen e drunjëve, kurse uji është marrë nga rrjedhat e prrojeve burimore që rrjedhnin nga ato vende të përafërta.
Ajo ka qenë e ndërtuar nga drunjët me dimensione prej 10 deri në 12 cm trashësi dhe gjatësia e atyre makazve ka qenë 5 metra.Forma e saj ka qenë si gjysëm hark dhe e ngritne mbi tokë përafersisht 0,80 cm gjeri në 1,0 metër dhe të gjata gjeri në 300 gjeri në 350 metra mvarësisht nga tereni .
Ajo ka qenë e vendosur në teren të pjerrët në menyrë që kur të lëshohet masa drunore nëpër të, drut të rrëshqasin deri në fund pa u penguar gjatë rrëshqitjes.
Lloji i durëve për rizhë ka qenë ahu, në dimensione të njejta.
Qëllimi i ndërtimit të rizhës ka qenë shumëdimensional:

1. Transporti i masës drunore ka qenë më i shpejt(sepse kanë kursyër në shpenzime)në vend qe të ngarkohën në kamion dhe të shkohët dy, tri kthesa që bajn 4,5 km- ato i kanë grumbulluar në hyrje të rizhës dhe dy punëtorë sa kanë mundur të gjuajnë dru në rizhë.

2. Janë mbrojt filizërit e reja nga liferimi apo zhagitja e trupave nga vend- prerja e gjeri në rrugë kamioni, ndersa me rizhë edhe ky element është eleminuar me vendosjën e rizhës.

3. Trupat e ahut janë liferuar me kuaj apo me qejë(kije), por vetëm deri të rizha pa pasur nëvoj ti zhagitim deri në rrugë kamioni. Kur i kanë afruar trupat të rizha, motorristi i ka shkurtuar në metra dhe pastaj puntorët sa kanë mundur vetëm i kanë lëshuar në rizhë dhe ato kanë shkuar rizhës me shpejtësi të madhe e në dalje të rizhës kanë qenë dy punëtorë tjerë që i kanë larguar që të mos grumbullohën dhe aty e kanë afruar kamionin dhe puntorët tjerë e kanë berë ngarkesën në kamion dhe nga aty kanë shkuar në destinim.

4. Me këtë Pylltarija ka pas shumë leverdi ekonomike dhe nuk i ka dëmtuar filizërit e reja dhe me më pak fuqi puntore ka kryër punë shumë me shumë me vendosjën e rizhës.

5. Sipas disa llogarive që i kishin berë në atë kohë inxhinjert e Pylltarisë ajo rizhë është treguar si shumë e leverdishme për aspekte ekonomike, janë mbrojt pyjet nga dëmtimi dhe efekti i shfrytëzimit të popullatës me dru për ngrohje ka qenë 100% me i favorshem dhe më i lirë.
6. Rizha ka shërbyer vetëm aty ku ka pas ahishte për dru zjarri, sepse trupat ahu janë përdor për teknikë e mbeturinat e tyre i kanë shfrytëzuar për dru zjarri.

7. Flitet se rizha të tilla ka pas në Pyjet e Batushës, Grykës se Lloqanit të ahishtet, por edhe në Grykë të Deçanit.

Related posts