970×90
970×90

Historiku i Kullës së Fazli Bekës

Historiku i Kullës së Fazli Bekës

Në Kralan të Gjakovës ndodhet Kulla e njohur e Fazli Bekës, e cila gjendet në fshatin Kralan, Komuna e Gjakovës. Ky lokalitet është mijëra vjeçar, që nga periudha parahistorike, në kohën pellazgo-ilire. Kulla e Fazli Bekës konsiderohet si një ndër kullat më të vjetra në Gadishullin Ilirik, çka vërtetohet më së miri nga shenjat ekzistuese të gdhendura në cepat dhe qoshet e saj.

Kulla ka qenë trekatëshe, por për shkak të shumë luftërave që kanë ndodhur në vendin tonë, ajo është djegur pjesërisht dhe është dëmtuar herë pas here, megjithatë nuk është rrënuar plotësisht. Në pjesët ku janë shembur muret, janë vendosur drunj horizontalë për të mbajtur strukturën, duke mundësuar kështu rindërtimin e tyre nga mjeshtrit vendas.

Kulla është ndërtuar me gurë dhe baltë, me trashësi muri deri në një metër – tipar karakteristik i kohës, që shërbente si mbrojtje ndaj sulmeve, vjedhjeve dhe vrasjeve që ndodhnin shpesh në ato periudha.

Në këtë Kullë janë mbajtur shumë mbledhje me karakter kombëtar, ku janë marrë vendime të rëndësishme për popullin shqiptar. Në të janë takuar figura të njohura të çështjes kombëtare shqiptare, si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Bejta, Shaban Polluzha dhe shumë të tjerë. Aty janë diskutuar çështje familjare, fshatare, e deri te ato me rëndësi kombëtare.

Kulla ka qenë një vendtakim i rëndësishëm deri në Luftën e Fundit, falë edhe pozitës së saj gjeografike, pasi ndodhej në Rrafshin e Dukagjinit – zonë me shumë konflikte historike.

Gurët e përdorur në ndërtimin e Kullës, një pjesë e madhe e të cilëve janë të punuar mjeshtërisht, i japin asaj një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Tradita dhe kujdesi për Kullën janë ruajtur brez pas brezi, deri në kohën e luftës së fundit, kur për fat të keq janë humbur shumë pasuri kulturore të rëndësishme.

Gjeneratat e mëvonshme kanë ruajtur me përkushtim vlerat dhe traditat e trashëguara nga të parët e tyre. Megjithatë, sot, në shekullin e teknologjisë, institucionet vendore nuk janë treguar mjaftueshëm efikase në kujdesin për këtë objekt të rëndësishëm, sidomos në deshifrimin e simboleve dhe shkrimeve të lashta pellazgo-ilire që gjenden në muret e saj.

Figura e parë:

Është figura në hyrjen e derës kryesore, një trekëndësh me kulmin lartë: paraqet oxhakun e shtëpisë dhe zjarrin po ashtudhe mirëseardhjen e mysafirëve që do të thotë Kulla është e mysafirit dhe Zotit  

 

 

 

 

 

 

Figura e dytë

Jan pesë trekëndësha me këndet poshtë që paraqesin shkronjënA, që i bie edhe pesë shtëpi do formohen nga trekëndëshi i parë, pra edhe pesë trashëgimtarë.

 

Figura e tretë

 

Paraqet lulen e jetës ka simbolizim orën djellore dhe mbrendasaj është simbol pjellorë femëror që e paraqet jetën dheushqimin jetësorë.

 

Figura e katërt: 

 

Është bashkësia origjinale e jetesës Iliriane me dhoma gjumi dheme pasuri ndriçuese diellore 

 

 

 

 

 

 

 

Figura e pestë:

Është origjinaliteti i dyfishtë me dorë të djatht revolucionareIlirike. 

 

Figura e gjashtë:

Revolucion natyral dhe origjinal Ilirik 

 

Figura e shtatë

Ka të bëjë me një femër burrërore e cila përkujdeset për tri katete Kullës dhe fëmijët. 

 

 

 

 

 

Figura e tetë:

Paraqet plisin. Të gjitha këto figura dhe mbishkrime kan qenë nëanën lindore- përëndim. Pra nga këto mbishkrime dhe figuravërtetohet që janë pellazgo-Iliri dhe është Kulla më e vjetër nëGadishullin Ilirik, dhe është hera e parë që hasim në këtombishkrime dhe figura, janë të kohës p.e.s gjë që aq e lashtëështë nuk mund ta përcaktojmë as vitin po as shekullin. PraKulla e Fazli Bekës në Kralan të Gjakovës që tani më ështërestauruar po vetëm në dy kate jo tri kat siç ka qenë para luftëssë parë Botërore 

 

 

Autore dhe Deshifruese: Indira Avdyl Hoxha

 

 

 

Related posts