Në rast se nuk e keni ditur, ‘rregulli’ për mbajtjen e orës vetëm në dorën e majtë ka një histori interesante.
Vënia e orës në dorën e majtë iu mundëson personave që e kanë dominuese dorën e djathtë të manovrojnë më lehtë me aktivitetet e tyre, transmeton Telegrafi.
Pra, nëse jeni djathtak, më lehtë e keni ta shikoni orën në dorën e majtë kur jeni duke punuar diçka, si dhe rreziku për ta dëmtuar orën është më i vogël nëse e vini në dorën që nuk e keni dominuese.
Në fakt, orët e dorës kanë filluar të bëhen të njohura rreth kohës së Luftës së Boerit.
Atëherë, ushtarët kishin arritur që orët e xhepit me ndihmë të një rripi të lëkurës t’i shndërronin në orë dore.