
Tre vëllëzërit Hamzaj, nga Gllogjani të cilët jetojnë në Gjermani, tash e nëntë vite janë duke punuar me sukses të jashtëzakonshëm me restaurantin e tyre, “IL Ducato”.
Ky restorant është i lokalizuar në qytetin e bukur të Gjermanisë, Berlinin, është i jashzakonshem dhe mjaft atraktiv për klientët e ndryshëm gjerman dhe turistët, të cilët vendosin të kalojnë qaste të bukura duke shijuar ushqimet më unike dhe specialitetet italiane.
“IL Ducato”, ofron një komoditet relaksues ku gërshetohet mjaftë mirë arkitektura e bukur moderne me ambientin.
Menyja e ushqimit përputhet mirë me specialitetet, si: Anti Pastat më të mira, byfteku, peshku i përgatitur në mënyren më perfekte dhe të gjitha recetat e mishit të bardhë, që shoqërohen me sosin më special nga kuzhina, po ashtu mund t’i gjeni të gjitha llojet e pijeve alkoolike, si llojet e ndryshme të verërave më të mira ndërkombëtare.


Imazhi i ngrohtësisë, detajeve dhe dizajnit.
Njëri nga pronaret, Arben Hamzaj thotë se ‘’Puna dhe shërbimi i mirë i menaxhmentit ka bërë që ‘’IL Ducato’’ të jetë një vend takim për të gjithë kategoritë e njerëzve këtu në Berlin. Bashkëpuntori kryesor i vëllezërve Hamzaj, është edhe shqiptari tjetër, Lulzim Krasniqi.

Krasniqi është pjesë e ‘’IL Ducato’’, që nga themelimi i tij dhe kujdeset mjaftë mirë që klientët të marrin shërbimin e duhur dhe të dalin të kënaqur. Rehatinë, komoditetin, trajtimin e duhur e mbi te gjitha ushqimin fantastik po e gjejnë figurat e ndryshe publike që vijnë nga Kosova e të cilët zgjedhin që ditët e tyre t’i kalojnë në këtë restaurant.


