970×90
970×90
970×90
970×90

Hill tha se Serbia është më afër NATO-së se Kosova, vjen reagimi i Hovenier-it

Hill tha se Serbia është më afër NATO-së se Kosova, vjen reagimi i Hovenier-it

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier u pyet në oborrin e Qeverisë për deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”.

Hovenier tha se i konteston ata që duan të bëjnë krahasime dhe konstraste.

“Unë do t’i kontestoj ata që duan të bëjnë krahasime dhe kontraste se kush ku qëndron në marrëdhënie me dikë.Ka një angazhim të jashtëzakonshëm në avancimin e sigurisë së Kosovës përfshirë atë nëse ajo do ta ushtrojë të drejtën e saj për të lëvizur drejt anëtarësimit në NATO”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se politika e SHBA-së është se “çështja fundamentale është që secili vend duhet të jetë i lirë për vetëventen, që t’i bëj zgjedhjet e veta për aleancat dhe organizatat”.

“Në fakt kjo është një pjesë e madhe e angazhimit që e mbështesim edhe për popullin e Ukrainës. Nëse ata dëshirojnë të jenë anëtarë të NATO-s apo të Bashkimit Europian. Ne po bëjmë çdo gjë që mundemi për ta ndaluar invazionin brutal të Putinit në Ukrainë. Duhet të vendosin vetë sa i përket çështjes së sigurisë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme amerikane”, tha ai.

Hovenier kujtoi se e dinë që Kosova ka zgjedhur të ecë drejt NATO-s dhe shtoi se “po bëjmë çdo gjë për ta mbështetur këtë qëllim”. Sa i përket stabilitetit rajonal, ambasadori tha se “SHBA-ja mbështet popullin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Kemi vendosur shumë përpjekje, trajnime, pajisje, armatime për ta mbështetur atë qëllim. Dhe ky mbetet qëllimi ynë. Kosova përballet me një sfidë me disa anëtarë të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ai. Por Kosovën e ka njohur SHBA-ja dhe partnerët e saj. Nuk dëshirojmë ta zhbëjmë këtë ndryshim… Dëshirojmë ta shohim të ardhmen e Kosovës në NATO”, shtoi Hovenier.

“Presim që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s një ditë dhe po punojmë në këtë drejtim”, theksoi ambasadori amerikan.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill deklaroi dje për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.

Related posts