
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha sonte në mbrëmje se tejkalimi i punës së targave nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe ndërmjet Prishtinës edhe Beogradit.
Hill, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pritjen që organizoi për nder të një delegacioni biznesmenësh nga SHBA-të që po vizitojnë Serbinë, tha se autoritetet e Prishtinës ndjehen sikur janë në një zonë gri kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në.
“Serbia ka të drejtë të pyesë se çfarë do të ndodhë me komunitetin serb në Kosovë, nëse serbët mund të ndihen rehat në Kosovë, a mund të ndihen të mbështetur dhe të mbrojtur nga ligji, a mund ta ruajnë identitetin e tyre. Këto janë pyetje me rëndësi kyçe”, tha Hill, shkruan Tanjug.