970×90
970×90

Hidhet shorti për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve – Ronaldo përballë Messit në grupe

Hidhet shorti për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve – Ronaldo përballë Messit në grupe

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për grupet në Ligën e Kampionëve.

Klubet pjesëmarrëse në edicionin 2020/21 në garën më të madhe evropiane kanë mësuar tani emrat e kundërshtarëve që kanë në grupe.

Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia kanë nga katër skuadra pjesëmarrëse në grupe, ndërsa pas tyre vjen Franca dhe Rusia me nga tri ekipe të tjera dhe dy janë nga Ukraina.

Portugalia, Belgjika, Holanda, Austria, Turqia, Danimarka, Greqia dhe Hungaria përfaqësohen me nga një ekip në garën më të madhe evropiane për klube.

Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich ka mësuar e para Grupin dhe shorti e ka dërguar atë në Grupin A ku do të jetë së bashku me Atletico Madridin.

Shorti deshi që në fazën e grupeve t’i shohim përballë edhe dy ikonat e futbollit modern, Cristiano Ronaldo me Juventusin e tij dhe Lionel Messi me Barcelonën do të jenë në Grupin G si kundërshtarë.

Grupi A: Bayern Munich, Atletico Madrid,

Grupi B: Real Madrid, Shakhtar Donetsk,

Grupi C: Porto, Manchester City,

Grupi D: Liverpool, Ajax, Atalanta,

Grupi E: Sevilla,Chelsea, Krasnodar,

Grupi F: Zenit, Borussia Dortmund,

Grupi G: Juventus, Barcelona,

Grupi H: PSG, Manchester United, RB Leipzig,

Related posts