970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Nuk i kemi punët mirë me Be-në

Haradinaj: Nuk i kemi punët mirë me Be-në

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draft-strategjinë e komunikimit dhe informimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian për vitet 2018-2021.

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të ekzekutivit ka thënë se është me rëndësi që komunikimi të jetë i strukturuar.

“Është me rëndësi që Kosova në komunikim të jetë mirë e strukturuar dhe ky komunikim të ketë qëllimet e veta. Jam thellë i bindur së Kosova do të jene te kujdesshëm që të gjitha këto dakordime te sotme t’i zbatojmë”, tha ai.

Kryeministri këtë periudhe të bashkëpunimit me BE-në, e quajti si ndër më kritiket.

“Jemi në periudhat më kritike të bashkëpunimit tonë me BE. Në këtë kohë detyrat që i keni në resor mos i neglizhoni, merrni seriozisht. Interesohuni çfarë janë detyrat që japin sinjale të mira. Janë disa shtete që janë më të rezervuara,  pra qoftë për zgjerim qoftë për liberalizim. Duhet me vazhdu me punën tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në reforma ë në të gjitha temat. Është me rëndësi të shkojmë me seriozitet. Kosova duhet të ketë argumente të qëndrueshme si për liberalizim, si për statusin e kandidatit duhet të jeni serioz dhe të kujdesshëm ne punë. Është e dhimbshme që një punë kaq të madhe mos me e kurorëzuar me suksesin më të madh”, u shpreh ai.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se kjo Strategji si çështje kryesore trajton komunikimin në mbështetje te integrimin evropian.

“Kosova synon marrjen e statusit kandidat deri në vitin 2020. Është evidente që kjo duhet të komunikohet me publikun partnerët. Jemi në një proces të rëndësishëm sa i përket liberalizimit të vizave. Kisha kërkuar nga të gjithë që të jemi të vëmendshëm në takimet e ardhshme me partnerët ndërkombëtar që mesazhi që japim te jete brenda kësaj strategjie. Kisha kërkuar nga ju që të miratojmë këtë strategji”, u shpreh ajo.

Hoxha e ka informuar kabinetin qeveritar edhe për zbatimin e prioriteteve të agjendës evropiane.

Related posts