970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj jap detaje për aksidentin e kosovarëve në Serbi

Haradinaj jap detaje për aksidentin e kosovarëve në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksidentit me autobus të kosovarëve në Serbi, ku mbetën të lënduar nëntë prej tyre.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se do të vazhdoj të përcjell gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe udhëtarëve tjerë.

Ky është postimi i Haradinajt:

Sapo u informova nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova.

Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kurse te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë.

 

Related posts