Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka treguar për herë të parë një histori që kishte ndodhur në Rambuje, në kohën kur po behshin negociata të forta mes palës kosovare dhe saj serbe gjatë vitit 1999. Ai në një intervistë në T7 përballë Berat Buzhalës ka thënë se ishte ai që i ka ndaluar bisedimet në Rambuje. Ramadani ka treguar si është takuar me Thaçin, Veselin e Halitin.
“ Unë e kam ndaluar Rambujenë. Këta kanë qenë do djem të ri dhe nuk i kanë ditë gjërat mirë. Unë kam qenë në kontakt gjatë gjithë kohës me Xhavit Halitin. I kam të gjitha dokumentet se si është ndërruar oferta nga drejtuesit e dialogut, ndërkombëtarët”.
Ai ka treguar se si është takuar me Hashim Thacin e Kadri Veselin.
“ Unë shkova në Rambuje, i takova Thaçin, Veselin e të gjithë të tjerët. I çova në drekë dhe ju tregova se kjo punë nuk bën të nënshkruhet. Unë në bashkëpunim me Adem Demaçin e kemi sjell Thaçin në Rambuje, dhe aty ia kemi dhënë besën njeri- tjetrit që kjo marrëveshje mos të nënshkruhet.
Ramadani thotë se kishte informata të sakta se çka do të ndodhte në Rambuje.
“Kisha informata se çka do të ndodhte nëse do të nënshkruhej marrëveshja e ofruar në Rambuje. E kisha një njeri që e kisha shëruar dhe kisha informata se çka do të ndodh. Tani më vonë u nënshkruaj marrëveshja që e din të gjithë nga Hashim Thaçi”