970×90
970×90

Heqja e vizave për Kosovën nga Amerika: Çfarë është Visa Waiver Program, ku do të futet edhe Kosova?

Heqja e vizave për Kosovën nga Amerika: Çfarë është Visa Waiver Program, ku do të futet edhe Kosova?

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka bërë të ditur se në SHBA përveç tjerash kanë arritur marrëveshje që Kosova të futet në Visa Waiver Program, që nënkupton futje e Kosovës në listën e shteteve qytetarët e së cilave mund të lëvizin drejtë SHBA’së pa pasur nevojë aplikimi për vizë, por vetëm përmes disa procedurave shumë të thjeshta.


Programi i Visa Waiver Program (VWP) u mundëson shumicës së qytetarëve ose shtetasve të vendeve pjesëmarrëse në këtë program që të të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për turizëm ose biznes për qëndrim prej 90 ditësh ose më pak pa marrë vizë. Udhëtarët duhet të kenë një aprovim të vlefshëm të Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA) para udhëtimit, shkruan Reporteri.net.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë qytetarëve të shteteve anëtare të këtij programi, por duke u verifikuar paraprakisht nëse janë në ndonjë listë të dyshimt për veprimtari kriminale.

Nëse Kosova bëhet pjesë e këtij programi, qytetarët e saj, përveç SHBA’së, pa viza mund të udhëtojnë edhe në Kanadë, Meksikë dhe ishujt që janë përreth SHBA’ve, por pasi fillimisht ke shkelur në territorin amerikan.

Kjo është lista e shteteve në botë që deri tani janë pjesë e këtij programi të udhëtimit pa vizë në SHBA: Andorra, Australi, Austri, Belgjika, Brunei, Kili, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Holandë, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Korea e Jugut, Spanja, Suedi, Zvicra, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar. 

Related posts