
Helena Halilaj e cila është e njohur për rolin e saj mbi opinione të ndryshme shoqërore, ka botuar librin e saj të ri me poezi, shkruan Gazeta Projekti. Profesoresha dhe autorja e njohur Halilaj,
librin e titulluar “Përbri vetës” ka vendosur ta promovoj në Tiranë në mesin e shumë miqëve dhe bashkëpuntorëve të saj.
E çfarë përmban ky libër dhe ku është fokusuar autorja, Gazeta Projekti ka kontaktuar atë ku ka pas rastin që ti marr disa përgjigjje ekskluzive.
Gazeta Projekti: Sapo keni publikuar librin tuaj të ri me poezi, na thuani të lutëm se cilit zhanër i takon?
Helena Halilaj: Po, ky është libri im i ri me poezi, vjen pas një kohe të gjatë. Brenda tij ka larmi poetike, ka ndjesi të brendshme, mesazhe të ndryshme.
Gazeta Projekti: E gjejmë personazhin e Helenës në ndonjëren poezi?
Helena Halilaj: Sigurisht që po. Është e pamundur të mos jesh në një varg, në një poezi. Poezia është shpirti që vjen përmes vargut. Aty janë ndjesitë më të afërta; nëna , babai , dashuria, Kosova. Aty është revolta, është vajza, është gruaja, është e ardhmja.
Gazeta Projekti: Dihet se e doni shumë Kosovën, kemi ndonjë poezi për Kosovën në këtë libër?
Helena Halilaj: Poezitë e Kosovës janë më të bukurat, më të ndjerat, pasi unë mendoj se edhe Zoti është më afër atje.
Kjo ndjesi më shoqëron sa herë vij në Kosovë. Kosova është toka e dashurisë së munguar, është malli, është po aq e jona sa Shqipëria.