Në edicionin e tretë të ‘Big Brother Vip’, Heidi Baci u radhit e pesta.
Pasi mbërriti në studio u shpreh se ishte mjaft mirënjohëse produksionit, por edhe publikut që e solli deri në finale.
Jam shumë mirënjohëse, jo vetëm ndaj produksionit, por edhe publikut që më solli deri këtu. Është nder i madh pas asaj surprize që pashë, që isha me Julin në televotim, gjithë ai artist, njeri i paparë. Shkoi përtej çdo gjëje. Jam e kënaqur!
Mandej, e pyetur nëse do ta linte Italinë për një projekt në Shqipëri, ajo u shpreh mjaft e gatshme.
Absolutisht që po, – u përgjigj ajo.