
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se lidhja e koalicionit me VV’në ende ka mundësi të ndodhë, para datës 4 shkurt.
“Koalicioni është i mundur, por ka vështirësi”, ka thënë Haziri.
Ai tutje ka shpjeguar edhe problemet që kanë qëndrojnë si pengesë për lidhjen e këtij koalicioni.
Ndër të tjera Haziri ka ka thënë se kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mund të jetë kryetare e Kuvendit për një vit.
“Presidenti është çështje e mbyllur, por ka mbetur vetëm çështja e kryeparlamentarit. E Vjosa Osmani ka mundësi të jetë kryetare e kuvendit për një vit” është shprehur Haziri në Pressing.
Ndërsa për formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Haziri tha së është i vështirë, por jo i pamundur.
“Koalicioni nuk është i pamundur, por ka vështirësi”, shtoi Haziri.